Ndërlidhjet

BE i kërkon Greqisë premtim me shkrim


Bashkimi Evropian këmbënguli sot se partitë politike greke duhet të nënshkruajnë një letër duke u zotuar se do mbështesin paketën e shpëtimit, pasi opozita tha se nuk shihte asnjë nevojë për të bërë një premtim me shkrim.

Komisioneri i BE-së për çështjet ekonomike, Olli Rehn, tha: "Është me të vërtetë e rëndësishme që qeveria e re të shpreh angazhimin e saj të qartë me shkrim në lidhje me të gjitha vendimet e marra me 27 tetor".

Rehn foli në mbyllje të ditës së bisedimeve të gjata të ministrave të financave të BE-së në Bruksel.

Më parë, kreu i opozitës greke, Antonis Samaras, i cili është në bisedime për formimin e një qeverie të unitetit, tha se ai mbështeti marrëveshjen për fondin BE-së si "të pashmangshme", por nuk ka nevojë për një premtim me shkrim.

Rehn megjithatë tha se autoritetet e reja të Greqisë do të duhet të përmbushin angazhimet për fondin ndërkombtar prej 110 miliardë eurosh, përpara se të marrë një këst prej tetë miliardë eurosh kredi.

Udhëheqësit politikë të Greqisë sot kanë vazhduar bisedimet vendimtare në ndërtimin e një qeverie të re tranzitore.

Qeveria e përkohshme do të ngarkohet me kryerjen e reformave të nevojshme për të siguruar fondin evropian prej 130-miliardë eurosh që pritet të parandalojë falimentimin total grek.
XS
SM
MD
LG