Ndërlidhjet

Berluskoni pritet të japë dorëheqje


Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, i ka thënë presidentit të këtij vendi se ai do të japë dorëheqje, pasi qeveria të miratojë ligjin për stabilitet ekonomik, që pritet të ndodh javën e ardhshme.

Qeveria e kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, ka fituar votat e besimit sot në parlament por ka dështuar të fitojë shumicën e plotë prej 316 ulëseve.

Votimet erdhën në mes të dyshimeve për lidershipin e Berluskonit dhe shqetësimeve në rritje për rrezikun e borxheve të Italisë.

Presidenti, Xhorxhio Napolitano, u takua për rreth një orë me Berluskonin pasi kryeministri humbi shumicën parlamentare.
XS
SM
MD
LG