Ndërlidhjet

Rusi: Problem në misionin ndërplanetar


Misioni i parë ndërplanetar i Rusisë në më shumë se dy dekada, ka hasur në një problem.

Fobos-Grunt kishte për qëllim të udhëtonte miliona kilometra në hënën e Marsit, Fobos, dhe të kthehet në tokë në vitin 2014 me një mostër.

Por, misioni është tani në dyshim. Cituar nga Interfax, shefi i Roskosmos, Vladimir Popovkin, ka thënë se një motor ka dështuar të ndizet pasi Fobos arriti orbitën e Tokës.

Popovkin, tha se zyrtarët e hapësirës janë në kontakt me ekipën dhe se kanë tre ditë për ta rregulluar problemin përpara se bateritë të harxhohen.
XS
SM
MD
LG