Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 9 nëntorin në vite…

  • RFE /RL

Pranë Murit të Berlinit më 1984.

Pranë Murit të Berlinit më 1984.

1989Bie Muri i Berlinit. Gjermania Lindore hap kufijtë e saj, duke lejuar qytetarët të kalojnë lirshëm në Perëndim, për herë të parë që nga ndërtimi i Murit në vitin 1961.

1872 – Zjarri shkatërron afro 1,000 ndërtesa në Boston, SHBA.

1921 – Albert Ajnshtajn merr Çmimin Nobel për Fizikë, për “shërbimet e tij në fizikën teorike”.

1938 – Nazistët gjermanë nisin fushatën e terrorit kundër popullit hebre, shtëpive dhe bizneseve të tij në Gjermani dhe Austri, duke lënë të paktën 100 të vdekur dhe duke arrestuar mbi 30,000 persona.

1940 – Gjermania pushton Norvegjinë dhe Danimarkën në Luftën e Dytë Botërore.

1967 – Publikohet numri i parë i revistës “Rolling Stone”, e cila trajton çështje politike dhe kulturore.

1976 – Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënon aparteidin në Afrikën e Jugut.

1993 – Ushtria serbe hap zjarr në një shkollë të Sarajevës, duke vrarë nëntë fëmijë.

2005 – Tre kamikazë kryejnë sulme të përnjëhershme në tre hotele të Amanit (Jordani), duke vrarë 60 persona dhe plagosur qindra të tjerë.

2006 – Drejtësia argjentinase lëshon urdhër-arrest për ish-presidentin e Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani, për shkak të bombardimeve të 1994-ës në Buenos Aires. (v.t.)
XS
SM
MD
LG