Ndërlidhjet

Sali Berisha në Maqedoni


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni me ftesë të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Përveç Gruevskit , kryeministri Berisha do të pritet në takime të veçanta edhe nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, ndërsa në agjenden e vizitës janë paraparë dhe takime me Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, atë të PDSH-së, Menduh Thaçin si dhe dhe me liderin e opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski.

Kryeministri i Shqipërisë gjatë ditës do të vizitoj edhe Tetovën ku përveç drejtuesëve të pushtetit lokal do të vizitoj edhe Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore, ku dhe do të mbajë një ligjëratë për zhvillimet në Ballkan dhe çështjet e integrimit euroatlantik.
XS
SM
MD
LG