Ndërlidhjet

Al-Jazeera fillon transmetimin në Ballkan


Pas disa muajsh përgatitjesh, rrjeti Al-Jazeera në Ballkan pritet të fillojë transmetimet të premten, më 11 nëntor. Selia qendrore e këtij rrjeti do të jetë në Sarajevë, ndërkaq zyrat rajonale të tij do të jenë në Zagreb, Beograd dhe Shkup.

Raportimi pritet të jetë në gjuhën e kuptueshme në vendet që përbëjnë zonën linguistike serbo-kroate, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe Mal të Zi.

Deri më tash, Al-Jazeera, ka pasur programe në gjuhën arabe dhe angleze. Drejtues të këtij rrjeti për Ballkanin kanë thënë se do të shfrytëzojnë teknologjinë më të avancuar për transmetim.
XS
SM
MD
LG