Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Vriten 50-60 talebanë


Një zëdhënës i qeverisë thotë se trupat afgane dhe ato të NATO-s kanë vrarë 50 deri në 60 luftëtarë talebanë dje, gjatë një sulmi nga kryengritësit në një bazë në krahinën lindore të Afganistanit pranë kufirit me Pakistanin.

Forca Ndihmëse e Sigurisë Ndërkombëtare, që udhëhiqet nga NATO, ka konfirmuar se ka pasur një sulm mbi një bazë në provincën lindore Paktika.

Muklis Afgan, një zëdhënës i guvernatorit të Paktikës, ka thënë se numri i luftëtarëve talebanë të vrarë është në mes të 50 dhe 60.
XS
SM
MD
LG