Ndërlidhjet

Franca kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit mbi Iranin


Franca sot bëri thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar veprimet e mundshme kundër Iranit, pas raportimeve se ky i fundit kishte punuar në teknologjinë e armëve bërthamore.

Ministrisa e jashtme franceze, tha në një deklaratë se Franca është e gatshme për sanksione të "paprecedent" ndaj Iranit nëse ai refuzon të respektojë kërkesat ndërkombëtare.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike - duke cituar të ashtuquajturat informata të besueshme nga shtetet anëtare dhe vende të tjera - në një raport të martën tha se kishte shenja që Irani ka kryer teste të rëndësishme për zhvillimin e armëve bërthamore.

Këshilli i Sigurimit ka kaluar tashmë katër rezoluta që kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për refuzimin e tij që të ndalojë pasurimin e uraniumit, një proces i cili mund të përdoret në bërjen e bombave atomike. Ndërsa, Irani thotë se programi i tij bërthamor është krejtësisht paqësor.
XS
SM
MD
LG