Ndërlidhjet

Ushtari afgan plagos tre ushtarë australianë


Zyrtarët thonë se një ushtar afgan ka plagosur tre trupa australiane dhe dy afganë në jug të Afganistanit.

Komandanti i kontigjentit australian në Afganistan, Dejvid Hurlej, tha se ushtari afgan hapi zjarr me një granatë-hedhës dhe armë automatike në një bazë në provincën Uruzgan të martën mbrëma. Sulmuesi u largua nga vendngjarja, dhe një kërkim për të është ende duke u zhvilluar.

Muajin e kaluar një ushtar afgan vrau tre ushtarë australian dhe një përkthyes afgan në provincën jugore të Kandaharit. Në maj, një tjetër ushtar afgan vrau një anëtar australian të shërbimit në provincën Uruzgan.

Ushtria Kombëtare Afgane është duke u përgatitur për të marrë përgjegjësinë e plotë për siguri në mbarë vendin, pasi trupat e huaja pritet të largohen nga Afganistani në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG