Ndërlidhjet

KFOR-i konfirmon përdorimin e gazit lotsjellës


Foprcat paqeruajtëse kanë konfirmuar se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, KFOR-i ka përdorur gazin lotsjellës, në përpjekje për të ndalur dy kamionë, të cilët “rrezikonin parametrat e sigurisë së pikës së re të kontrollit”.

KFOR-i ka vendosur sot në mëngjes një pikë të re kontrolli për automjetet, në jug të vendkalimit kufitar 1, në afërsi të Jarinës.

Vendosja e kësaj pike, është bërë në mbështetje të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka njoftuar KFOR-i nëpërmjet një komunikate për opinion.

Në po të njejtën komunikatë, paqeruajtësit kanë njoftuar se rruga dytësore e portës 1 është bllokuar, për të parandaluar shfrytëzimin e kësaj rruge për kalime të paautorizuara kufitare.

Forcat paqeruajtëse gjithashtu kanë bërë të ditur se porta në Jarinë është teknikisht operacionale dhe e gatshme për përdorim.

Barrikadat në veri të Kosovës janë ngritur përfaqësues të komunitetit serb atje, në shenjë kundërshtimi me vendosjen e policëve dhe doganierëve kosovarë në dy vendkalimet kufitare me Serbinë.
XS
SM
MD
LG