Ndërlidhjet

Ivanoviq: Aksioni i KFOR-it i gabuar dhe i ngritë tensionet


Sekretari shtetëror në ministrinë e Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka vlerësuar se intervenimi i KFOR-it sot në mëngjes, është i gabueshëm dhe se nuk do t’i pengoj serbët që ta krijojnë një rrugë të re për në pjesën qendrore të Serbsië.

Ivanoviq tha se zgjidhja duhet të gjendet me negociata politike, raporton agjencia Beta.

“Duhet lejuar që bisedimet në Bruksel të sjellin zgjidhje, ndërsa paraprakisht gjendja të kthehet në atë para 25 korrikut, pasi prej kësaj date çdo gjë kishte lëvizur në drejtim të gabuar”, tha Ivanoviq.

Ai mëtutje ka theksuar se KFOR-i duhet të kthehet në kazerma, policia në rrugë, EULEKS-i në kalime, në mënyrë që t’i kryejë punët sipas mandatit të tij, ndërsa banorët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Kjo është mënyra e vetme për zgjidhjen e kësaj krize, e pastaj nëpërmjet negociatave, duhet gjetur zgjidhje afatgjatë”, tha Oliver Ivanoviq.
XS
SM
MD
LG