Ndërlidhjet

logo-print

Irak: SHBA-të e dorëzojnë bazën e madhe ajrore


Ushtria amerikane e ka dorëzuar dje tek Qeveria e Irakut, bazën e saj të dytë më të madhe në këtë vend.

Në bazën Balad, në pjesën veriore të Bagdadit, ishin të vendosur afro 36 mijë ushtarë dhe kontraktorë amerikanë, në kohën kur lufta në Irak e kishte arritur kulmin.

Një zëdhënës ka thënë se “me afro 27500 aterime dhe ngritje në muaj, Baladi ishte i dyti në trafikun ajror në mbarë botën në vitin 2006, pas aeroportit Hithrou në Londër”.

Kjo bazë është dorëzuar te qeveria e Irakut, me largimin e njësisë së fundit, që ishte e vendosur atje.

Sipas marrëveshjes dypalëshe, të gjithë ushtarët e Shteteve të Bashkuara do të largohen nga Iraku, deri në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG