Ndërlidhjet

Athinë: Papandreu takohet me presidentin Papulias


Në përpjekje për krijimin e Qeverisë së re të unitetit kombëtar në Greqi, kryeministri George Papandreu, do të takohet me presidentin Karolos Papulias.

Zyra e presidentit ka njoftuar se pritet që Papandreu ta dorëzoj mandatin e tij, pasi tashmë ka kërkuar nga ministrat, që t’i ketë dorëheqjet e tyre me qëllim të përshpejtimit të procesit.

Siç raporton agjencia DPA, presidenti Papulias ka thënë se është arritur zgjidhja për Qeveri të re të unitetit kombëtar, por nuk ka dhënë detaje.

Partitë kryesore politike të Greqisë janë në takime të vazhdueshme prej të hënës, për shkak të diskutimeve se kush do ta udhëheq kabinetin e kaolicionit të përkohshëm, detyra kryesore e të cilit do të jetë të vazhdoj me marrëveshjen për kredi me Bashkimin Evropian dhe me Fondim Monetar Ndërkombëtar, deri në zgjedhjet e parakohshme, në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG