Ndërlidhjet

Maqedonia dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai i Maqedonisë Nikolla Gruevski
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai i Maqedonisë Nikolla Gruevski

Maqedonia dhe Shqipëria prioritet kryesor kanë integrimin në strukturat euroatlantike, dhe për arritjen e këtij synimi, përveç kritereve tjera, rëndësi ka edhe bashkëpunimi ndërfqinjësor.

Kështu kanë deklaruaa në Shkup kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe ai shqiptar, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarë, me rastin e vizitës të këtij të fundit në Maqedoni.

Kemi biseduar për përparimin në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik.
Kemi biseduar për përparimin në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik. Unë shpreha bindjen se Shqipëria si anëtare e NATO-s, do të vazhdojë edhe më tej të mbështesë përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësimin në këtë organizatë. Gjithashtu theksova pritjet tona se Shqipëria sa më parë do të marrë përgjigje pozitive për aplikimin e saj për statusin e shtetit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Nikolas Gruevski.

Ai ka shtuar se për Qeverinë e Maqedonisë, integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian mbetet prioritet kryesor.

Nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë vizitës njëditëshe në Maqedoni, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë në kapërcimin e mosmarrëveshjes për çështjen e emrit, që është edhe pengesa e vetme për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Vendet tona kanë një të ardhme dhe kjo e ardhme është integrimi i plotë në BE dhe NATO. Jam këtu për t’i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, i cili është angazhuar deri më sot me një përqendrim, por një përqendrim edhe më i madh është i nevojshëm që zgjidhja e këtij problemi të hapë rrugën, që Maqedonia të zërë vendin që i takon në Aleancën e Atlantikut të veriut”, ka thënë Berisha.

Ai dhe Gruevski kanë biseduar edhe për liberalizimin maksimal të kufijve, përfshirë thjeshtësimin e procedurave doganore dhe kontrollet në një pikë të vetme kufitare, për zhvillimin e turizmit, si dhe aspekte të tjera të bashkëpunimit ekonomik.

Në takimin e tyre, të dy homologët, Gruevski e Berisha, kanë diskutuar edhe për zhvillimet në rajon, ndërsa i pyetur të komentojë zërat dhe idetë e qarqeve të ndryshme për ndarje të Kosovës, kryeministri Berisha është shprehur:

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha - foto nga arkivi
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha - foto nga arkivi
Këto sugjerime dhe propozime janë që të gjitha të nxjerra, apo nxirren nga arkivat e Sllobodan Millosheviqit. Por, të gjitha ato u provuan si absurditete. Respektimi i kufijve aktualë të Kosovës është interesi jetik më i mirë, absolutisht i të gjitha vendeve të këtij rajoni, që nuk duan të përdorin gjyzlykët e kasapit të Ballkanit për rajonin dhe të ardhmen e tij”.

Kryeministri shqiptar në Shkup është pritur edhe nga presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov, dhe kryeparlamentari Trajko Veljanovski, ndërsa është takuar edhe me dy liderët e partive shqiptare, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, si dhe me liderin e opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski.

Berisha, gjatë kësaj vizite në Maqedoni, është ndalur edhe në Tetovë, për t'u takuar me drejtuesit e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe atij të Evropës Juglindore, të cilët i kanë ndarë mirënjohje të veçanta.
XS
SM
MD
LG