Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Së paku 12 vetë janë vrarë nga forcat e sigurisë


Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se së paku 12 vetë janë vrarë sot nga forcat e sigurisë së Sirisë, kryesisht, në qytetet qendrore, Hama dhe Homs.

Nga ana tjetër, sot afër selisë së Ligës Arabe në Kajro, është sulmuar një grup i personaliteteve opozitare të Sirisë.

Protestuesit, disa prej të cilëve ishin në ekzil, thanë se ata e kanë sulmuar këtë grup, pasi ata nuk i përfaqësojnë sirianët, dhe i ka akuzuar ata se janë lojalë ndaj presidentit Bashar al-Asad.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më se 3500 njerëz janë vrarë në goditjen e dhunshme të forcave qeveritare kundër pjesëmarrësve në protesta, që filluan në muajin mars.
XS
SM
MD
LG