Ndërlidhjet

logo-print

Suedi: Forcat në Afganistan tërhiqen së shpejti


Qeveria e Suedisë ka njoftuar sot se është arritur marrëveshja me opozitën, për fillimin e tërheqjes së trupave suedeze nga Afganistani, nga fundi i vitit të ardhshëm.

Ministria e jashtme ka thënë se Suedia do ta reduktoj numrin e ushtarëve nga 500 në 400, deri në fund të vitit 2012, dhe do ta përfundoj tërheqjen në verë të vitit 2014.

Pas kësaj, afro 200 suedezë do të mbesin në këtë vend, për të ndihmuar në stërvitjen e forcave afgane të sigurisë.

Trupat suedeze janë pjesë e Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë, që udhëhiqet nga NATO-ja, dhe janë të vendosura afër qytetit Mazari Sharif, në veri të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG