Ndërlidhjet

Papandreu: Është arritur marrëveshja për qeverinë e përkohshme


Kryeministri i Greqisë në largim, George Papandreu, thotë se është arritur marrëveshja me opozitën për krijimin e qeverisë së përkohshme, e cila do ta siguroj marrëveshjen e re për borxhe.

Në fjalimin televiziv, para takimit me presidentin Karolos Papulias, zoti Papandreu i ka uruar sukes kryeministrit të ardhshëm, por nuk ka dhënë sinjale se kush mund të zgjedhet në këtë post.

Partitë kryesore politike të Greqisë janë në takime të vazhdueshme prej të hënës, për shkak të diskutimeve se kush do ta udhëheq kabinetin e kaolicionit të përkohshëm, detyra kryesore e të cilit do të jetë të vazhdoj me marrëveshjen për kredi me Bashkimin Evropian dhe me Fondim Monetar Ndërkombëtar, deri në zgjedhjet e parakohshme, në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG