Ndërlidhjet

Tiranë: Bamir Topi u takua me Stefano Saninon


Në takimin me zyrtarin e Komisionit Evropian për zgjerim, Stefano Sanino, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, është shprehur se politika shqiptare do të dijë t’i kapërcejë pengesat e deritashme për integrim.

Ai, poashtu, ka vlerësuar pozitivisht kontributin që zoti Sanino, e ka dhënë që Shqipëria ta kalojë ngërçin politik, ka njoftuar Presidenca.

“E ardhmja evropiane e shqiptarëve dhe përmbushja e aspiratës së këtij populli ,për të qenë pjesë e familjes evropiane, nuk duhet të vihet më në pikëpyetje nga mosmarrëveshjet e brendshme politike”, tha thënë presidenti Topi.

Zoti Sanino ka vlerësuar veçanërisht rolin institucional e kushtetues të presidentit në administrimin e situatës politike aktuale dhe mesazhet e qarta dhe korrekte publike të bëra prej tij.
XS
SM
MD
LG