Ndërlidhjet

logo-print

Plagosen tre serbë te Kroi i Vitakut


Pas një përleshje në mes të disa banorëve serbë e shqiptarë në veri të Mitrovicës konkretisht në lagjen Kroi Vitakut janë plagosur tre serbë, njëri nga ta pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Besim Hoti zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Hoti ka thënë se pas incidentit policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas zyrtarëve policor të plagosurit i janë nënshtruar operacioneve kirurgjikale dhe gjendjea shëndetësore dy prej të plagosurve është më e rëndë.

Hoti ka njoftuar se aktualisht situata është në kontroll dhe nuk ka pasur reagime për ngjarjen.
XS
SM
MD
LG