Ndërlidhjet

Qeveria dënon incidentin në Mitrovicë


Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër incidentin që ndodhi sot në pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht tek Kroi i Vitakut, me ç’rast në rrethana deri më tani të pasqaruara u plagosën tre qytetarë të Republikës së Kosovës.

"Qeveria fton organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat që kryesit e këtij akti të rëndë të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar", thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

"Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët e Kosovës për qetësi dhe maturi, duke u përmbajtur nga çdo akt i dhunës, ngase përdorimi i dhunës është i papranueshëm në shtetin demokratik të Kosovës", thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se "pas një përleshje në mes të disa banorëve serbë e shqiptarë në veri të Mitrovicës konkretisht në lagjen Kroi Vitakut janë plagosur tre serbë, njëri nga ta pjesëtar i Policisë së Kosovës".

As Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me përleshjen.
XS
SM
MD
LG