Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 10 nëntorin në vite...


Jozef Pilsudski (në foto majtas)
Jozef Pilsudski (në foto majtas)
1918 – Jozef Pilsudski deklaron pavarësinë e Polonisë.

1938 – Ndërron jetë themeluesi dhe presidenti i parë i Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

1951 – Zhvillohet thirrja e parë telefonike në distancë të gjatë, pa ndihmën e operatorit.

1960 – Senati amerikan kalon Ligjin për të Drejtat Civile.

1982 – Në Uashington hapet Memoriali i Veteranëve të Vietnamit.

1982 – Leonid Brezhnjev, sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, vdes nga sulmi në zemër.

1995 – Shkrimtari dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Ken Saro-Viva, ekzekutohet në Nigeri, pavarësisht lutjeve mbarëbotërore për mëshirë. Sundimtarët ushtarakë të Nigerisë urdhërojnë ekzekutimin për Saro-Vivan dhe tetë disidentë të tjerë, pasi ata u gjetën fajtorë për përfshirje në katër vrasje.

2001 – Presidenti Xhorxh Bush u adresohet Kombeve të Bashkuara, për të kërkuar ndihmën e komunitetit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.

2002 – Një seri tornadosh, nisur nga Luiziana në Pensilvani, përfshirë dhe Tenesinë dhe Alabaman, vret 36 persona.

2008 –Barak Obama shkon në Shtëpinë e Bardhë, në vizitiën e parë në Zyrën Ovale. Presidenti i zgjedhur, i cili inaugurohet më 20 janar, 2009, dhe gruaja e tij Mishel, priten nga presidenti Xhorxh Bush dhe Zonja e Parë, Laura Bush. (v.t.)
XS
SM
MD
LG