Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga dënon incidentin, bën thirrje për qetësi


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dënoi incidentin që ndodhi në lagjen Kroi i Vitakut, me ç’rast u plagosën tre qytetarë të Kosovës, njëri nga të cilët pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Në reagimin e saj dërguar mediave, presidentja Jahjaga vlerësoi se "aktet e dhunës janë të patolerueshme dhe të papranueshme që nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në vend".

Presidentja e Republikës së Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë maturi dhe qetësi dhe që zgjidhjen e të gjitha çështjeve ta bëjnë përmes rrugëve institucionale duke respektuar ligjin.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, po ashtu u bën thirrje organeve kompetente të hetojnë rrethanat që çuan te ky incident dhe të ndërmarrin të gjitha masat që autorët e tij të arrestohen dhe nxirren para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG