Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Besohet në sigurinë e armatimit atomik në Pakistan


Shtetet e Bashkuara besojnë se armatimi atomik i Pakistanit, është në duar të sigurta, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, duke e hedhur poshtë një raport se arsenali atomik pakistanez, është i ndjeshëm ndaj vjedhjes.

Dy publikime amerikane, “Atlantic” dhe “National Journal”, duke cituar burime të paemëruara, javën e kaluar, thanë se Pakistani e kishte bartur armatimin atomik me mjete trsansportuese të sigurisë së ulët, nëpër rrugë të tejngarguara, për ta fshehur atë nga agjencitë e spiunimit të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG