Ndërlidhjet

Izrael: Ish presidentit i vërtetohet dënimi me burg për dhunim


Gjykata Supreme e Izraelit e ka refuzuar ankesën e ish presidentit Moshe Kacav, lidhur me vendimin e një gjykate për dënimin me burg në kohëzgjatje prej 7 vitesh, për dhunim.

Zoti Kacav ishte dënuar në dhjetor të vitit të kaluar, për dhunimin e një ish punëtoreje, kur ai ishte ministër, dhe për keqtrajtim seksual të dy femrave të tjera, gjatë 2000 – 2007, kur ai ishte president.

Ish presidenti Kacav, 65 vjeçar, e fillon vuajtjen e dënimit në burg, më 7 dhjetor.
XS
SM
MD
LG