Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Shtatë vetë akuzohen për vjedhje të dyshuar në Internet


Autoritetet e Shteteve të Bashkuara i kanë akuzuar shtatë vetë, që jetojnë në Estoni dhe Rusi, për përhapje të softuerit të keq, për t’i bllokuar miliona kompjuterë në mbarë botën.

Një gjykatë federale në Menhetën të Nju Jorkut, ka njoftuar mbrëmë se të dyshuarit kishin krijuar kompani të rrejshme, që kishin bërë kontrata me uebsajta legjitimë të reklamave, që rrjedhën e trafikut në Internet ta drejtorjnë kah faqet e tyre.

Afro 4 milionë kompjuterë në 100 vende, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, ishin infektuar me softuerat e dërguar.

Sipas padisë, gjatë katër viteve të kaluara, të pandehurve u ishin paguar afro 14 milionë dollarë, nga reklamuesit, në bazë të sasisë së klikimeve të këtyre faqeve.

Autoritetet amerikane thanë se gjashtë persona në Estoni janë arrestuar të martën, ndërsa i shtati, shtetas rus, mbetet në liri.

Afro 130 kompjuterë të agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA, poashtu, ishin infektuar.

NASA e para e kishte zbuluar softuerin e keq.
XS
SM
MD
LG