Ndërlidhjet

logo-print

Turqia lëkundet sërish

  • RFE /RL

Kërkimet për të mbijetuarit në Van - 9 nëntor 2011.

Kërkimet për të mbijetuarit në Van - 9 nëntor 2011.

Pesë të vrarë dhe disa të plagosur është bilanci i viktimave të shkaktuara nga dridhjet e tokës në pjesën lindore të Turqisë. Mësohet se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 20 persona të gjallë nga gërmadhat e ndërtesave të shembura, ndërsa disa të tjerë vazhdojnë të mbesin të bllokuar.

Autoritetet qeveritare thonë se tërmeti i së mërkurës mbrëma ka rrëzuar 25 ndërtesa në qytetin Van.

Instituti gjeologjik i Shteteve të Bashkuara bën të ditur se tërmeti kishte fuqinë e 5.7 shkallëve të Rihterit.

Ai pason tërmetin shkatërrues të 23 tetorit, i cili goditi pjesën verilindore të Vanit dhe rezultoi me afro 600 viktima.

Mijëra njerëz ndodhen ende në kampe. (v.t.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG