Ndërlidhjet

SHBA: Porota e shpall vendimin për shefin e “ekipit vrasës”


Prokurorët amerikanë kanë thënë se lideri i një unaze të një njësiti të parregullt të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Afganistan, e ka “tradhtuar” popullin amerikan, duke i vrarë civilët afganë për sport.

Paneli ushtarak prej pesë anëtarëve, pritet që sot ta shpallë vendimin e vet për rastin e ushtarit Kalvin Gibs, lider i dyshuar i të ashtuquajturit “ekip vrasës”, tre pjesëtarë të të cilit tashmë kanë deklaruar se ndjehen fajtorë.

Në paraqitjen e argumenteve përfundimtare, majori Robert Still, i ka hedhur poshtë pretendimet e Gibsit, se njësiti i tij ishte përgjigjur në mënyrë legjitime ndaj sulmit, në të cilin u vranë civilët, para se t’i largonin pjesët e trupave si trofe dhe para se të fotografoheshin me kufoma.

26 vjeçari Gibs ballafaqohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor, lidhur me akuzat për vrasje të paramenduar, në pjesën jugore të Afganistanit, në periudhën janar – maj, të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG