Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Publikohet dëshmia e Riçard Niksonit për Uotergejt


Dëshmia e ish presidentit amerikan, Riçard Nikson, para jurisë, për skandalin Uotergejt, që e shkatërroi presidencën e tij, do të publikohen sot.

Historianët shpresojnë se dëshmia e bërë në qershor të vitit 1975, që do të bëhet publike në Internet nga Libraria Presidenciale e ish presidentit Nikson, do të paraqes tregimin më të vërtetë të rrethanave, që çuan në dorëheqjen e tij, në gusht të vitit 1974, nën kërcënimin për shkarkim.

Ishte kjo hera e parë që një ish president të dëshmoj para jurisë.

Riçard Nikson pat dhënë dorëheqje më 9 gusht 1974, pasi ishte ballafaquar me shkarkim pothuajse të sigurt në Kongres, për shkak të involvimit të administratës së tij në skandalin Uotergejt dhe përpjekjet e mëtejme për rolin e tij në fshehjen e rastit.

Skandali kishte të bënte me përgjimin e selisë së Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike, në kompleksin e zyrave në Uotergejt në Uashington.
XS
SM
MD
LG