Ndërlidhjet

Kosovë: Jakup Krasniqi e dënon incidentin


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka dënuar incidentin, që ndodhi në lagjen Kroi i Vitakut, me ç’rast u plagosën tre qytetarë të Kosovës, njëri prej të cilëve ishte polic, ndërsa njëri nga të plagosurit fatkeqësisht ndërroi jetë, njoftoi Zyra për media e Kuvendit.

Mëtutje, në njoftim theksohet se zoti Krasniqi i gjykon aktet e dhunës si të papranueshme për një shoqëri demokratike, të cilat nuk i kontribuojnë stabilitetit dhe rendit në vend.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka shfaqur besimin se organet shtetërore kompetente do t’i hetojnë rrethanat, që çuan në këtë incident dhe se autorët e tij do të arrestohen dhe nxirren para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG