Ndërlidhjet

EULEKS-i konfirmoi aktakuzën për një rast detyrimi


Një gjykatës i EULEKS-it, më 9 nëntor, e konfirmoi aktakuzën për një rast detyrimi (haraçi), të ngritur në Gjykatën e Qarkut në Gjilan. Njëherit, të gjitha dëshmitë e paraqitura janë deklaruar si të pranueshme, thuhet në njoftimin e misonit EULEKS.

Aktakuza, e cila është ngritur prej një prokurori të EULEKS-it nga Prokuroria speciale e Kosovës (PSRK), akuzon të pandehurit, baba dhe bir, Besim Tahiri dhe Njazi Tahiri, për detyrim të dy viktimave, për pagesë të shumës prej 20 mijë eurosh.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, detyrimi (haraçi) dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.
XS
SM
MD
LG