Ndërlidhjet

KE: Eurozona mund të rrëshqasë në recesion


Komisioni Evropian sot ka tërhequr vërejtjen se 17 vendet e eurozonës mund të rrëshqasin në recesion vitin e ardhshëm, derisa kriza e borxheve po përhapet në Itali, që është ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës.

Dejvid Kamerun, kryeministër i Britanisë, që nuk është anëtare e eurozonës, tha se borxhet e Italisë paraqesin “rrezik të tashëm dhe të qartë” për monedhën e përbashkët evropiane.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lëgard, sot ka bërë thirrje për “më tepër qartësi politike” në Itali dhe në Greqi.

Njëherësh, mediat italiane kanë raportuar se ish komisionari i Bashkimit Evropian, Mario Monti, ka dalur si kandidati kryesor për ta zëvendësuar Silvio Berluskonin, i cili ka premtuar se do të tërhiqet nga posti i kryeministrit, atëherë kur parlamenti t’i miratoj masat e kursimit, për ta parandaluar krizën e borxheve të këtij vendi, që të mos dalë nga kontrolli.
XS
SM
MD
LG