Ndërlidhjet

UNMIK: Farid Zarif e dënon incidentin në veri të Mitrovicës


Përfaqësuesi special i sekretearit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif, sot fuqishëm i ka dënuar incidentet me të shtëna, që ndodhën dje në pjesën veriore të Mitrovicës, nga të cilat një person u vra, e dy të tjerë u plagosën.

“Çfarëdo akti i dhunës është krejtësisht i papranueshëm dhe nuk duhet të tolerohet”, tha zoti Farid, ka njoftuar UNMIK-u.

Ai mëtutje u ka bërë thirrje “autoriteteve kompetente, si dhe EULEKS-it, që të lansojnë hetime të plota lidhur me të gjitha rrethanat e ndërlidhura me incident dhe për t’i sjellë kryerësit para drejtësisë”.

Zoti Zarif thotë se “përdorimi i dhunës, në çfarëdo konteksti, është i papranueshëm dhe mund ta kërcënoj paqen dhe stabilitetin e Kosovës”, dhe ka shtuar se “komuniteti ndërkombëtar pret që i gjithë populli i Kosovës të tregoj qetësi dhe përmbajtje, dhe të sillet brenda sundimit të ligjit”.
XS
SM
MD
LG