Ndërlidhjet

Greqi: Lukas Papademos – e formon Qeverinë e përkohshme


Liderët politikë të Greqisë janë pajtuar që Lukas Papademos, ish udhëheqës i lartë i Bankës Qendrore Evropiane, ta udhëheq Qeverinë e re të përkohshme të unitetit kombëtar, ka njoftuar sot Zyra e presidentit.

“Presidenti, pas rekomandimeve nga liderët politikë, që morën pjesë në takim, i ka dhënë instruksione Lukas Papademos, që ta formoj Qeverinë e re”, thuhet në kumtesën e publikuar, pas bisedimeve ndërmjet liderëve politikë dhe zotit Papademos.

Qeveria e re do ta implementoj marrëveshjen për kredi prej 130 miliardë eurosh me Bashkimin Evropian.

Qeveria e re do të konstituohet nesër.
XS
SM
MD
LG