Ndërlidhjet

Kosovë: Piter Feith e dënon dhunën në Kroin e Vitakut


Përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë, Piter Feith, sot e ka dënuar incidentin e dhunshëm në lagjen Kroi i Vitakut, që ndodhi mbrëmë, me ç’rast një person u vra, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Zoti Feith tha se vdekja e një personi është tragjedi për familjen e tij dhe për komunitet, por pavarësisht rrethanave në të cilat ndodhi incidenti, nuk duhet të lejohet, që të përdoret si pretekst për rritje të tensionit dhe frikës në rajon, ka njoftuar Zyra e tij.

“I bëjë thirrje gjithë popullit në komunitet, që të bashkëpunojnë me policinë e Kosovës dhe t’u lejojnë atyre të zhvillojnë hetime sa më efikase, që të jetë e mundshme”, tha Piter Feith, dhe shtoi se “kjo është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e incidentit pa vonesë dhe sjelljen e drejtësisë për ata që pësuan plagosje dhe vdekje të anëtarit të familjes”.
XS
SM
MD
LG