Ndërlidhjet

Komuna e Mitrovicës kërkon maturi nga qytetarët


Pas incidentit të mbrëmshëm në Kroin e Vitakut, zyrtarët e Komunës së Mitrovicës, i kanë thirrë banorët shqiptarë të lagjeve veriore për një takim. Me këtë rast është kërkuar që të ruhet qetësia dhe të kenë besim tek institucionet, në mënyrë që situata të menaxhohet më lehtë, njoftoi Kuvendi i Komunës.

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, tha se shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore, përkundër provokimeve të vazhdueshme, e kanë dhënë provimin e pjekurisë dhe përgjegjësisë qytetare.

Përfaqësues të lagjeve thanë se nuk do të bëhen pre e provokimeve të grupeve kriminale.

Qytetarët kanë kërkuar që në lagjen Kroi i Vitakut, policia të jetë e pranishme 24 orë.

Përfaqësues të policisë kanë premtuar plotësimin e kësaj kërkese.
XS
SM
MD
LG