Ndërlidhjet

EULEKS-i, Policia e Kosovës po zhvillojnë hetime


EULEKS-i është duke bashkëpunuar ngushtë më Policinë e Kosovës (PK) në hetimin e incidentit e të shtënave me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në lagjen Kroi i Vitakut në pjesën veriore të Mitrovicës, ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Mbrëmjen e kaluar hetuesit e EULEKS-it shkuan në vendngjarjen e krimit, dhe në bashkëpunim me zyrtarët e PK-së, filluan të intervistojnë dëshmitarët. Hetimi i përbashkët i EULEKS-it dhe i Policisë së Kosovës është ende duke vazhduar me mbledhjen e provave materiale si dhe deklaratave të dëshmitarëve, njofton misioni EULEKS.

EULEKS-i u bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga reagimet e dhunshme dhe t’i lejojnë institucionet e sundimit të ligjit ta kryejnë punën e tyre. Kjo përfshinë lirinë e lëvizjes për EULEKS-in, në mënyrë që të kryej këtë dhe hetime të tjera në përputhje me mandatin që ka.
XS
SM
MD
LG