Ndërlidhjet

Marrëveshje vetëm në letër(?)


Tabelë rrugore Prishtinë - Beograd
Tabelë rrugore Prishtinë - Beograd

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se marrëveshja mbi vulat doganore në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është duke u zbatuar në mënyrë të rregullt nga ana e Beogradit zyrtar.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje, sipas tyre, po bëhet vetëm atëherë kur Serbia po ka presion nga mekanizmat ndërkombëtarë.

Ata kërkojnë rikthimin e masës së reciprocitetit për produktet serbe.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se bizneset kosovare po kanë shumë vështirësi në eksportin e produkteve të tyre në Serbi.

Kjo më së shumti i ka shkuar për shtati vetë Serbisë, për të marrë tregun e Kosovës.
Vështirësitë janë të pranishme në bizneset kosovare, dhe nuk është duke shkuar në trendin e dëshiruar të Kosovës. Kjo më së shumti i ka shkuar për shtati vetë Serbisë, për të marrë tregun e Kosovës".

"Ndërkaq, ata eksportues të paktë që janë të Kosovës, kanë vështirësi në mos pranimin e dokumentacionit të ndryshëm të Republikës së Kosovës, qoftë ato të transportit, qoftë të tabelave, figuracionet, disa raste edhe dokumentet e eksportit nuk i pranojnë, por në disa raste i pranojnë”, thotë Shahini.

Serbia, që nga fundi i vitit 2008, kishte bllokuar mallrat kosovare për tregun serb, si dhe kalimin transit të tyre, për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës, më 20 korrik të këtij viti kishte vendosur masa të plota reciproke ndaj produkteve serbe, masa këto që u ndërprenë më 16 shtator.

Që nga ajo kohë, autoritetet e Kosovës vazhdojnë të pohojnë se bizneset po eksportojnë në Serbi pa ndonjë problem.

Sidoqoftë, edhe përkundër arritjes së marrëveshjes mbi vulat doganore në mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo me të cilën mundësohet eksporti dhe importi i mallrave ndërmjet këtyre dy shteteve, përfaqësues të kompanisë “Pestova” në Vushtrri thonë se nuk kanë arritur të eksportojë në Serbi.

Bedri Kosumi, nga kjo kompani, e cila merret me kultivimin e patates, kërkon nga autoritetet kosovare që të rishikojnë zbatimin e marrëveshjes, pasi që, siç thotë, ai kjo nuk është duke u respektuar nga Serbia.

Unë marrëveshjen si marrëveshje e shoh vetëm në letër dhe media, nuk po shoh diçka konkretisht.
Unë marrëveshjen si marrëveshje e shoh vetëm në letër dhe media, nuk po shoh diçka konkretisht. Nuk e di a ka eksportuar dikush në Serbi, por mund të them që ne jo, definitivisht ne jo”, shprehet ai.

Në anën tjetër, zyrtarë të Doganave të Kosovës pohojnë se eksporti i produkteve kosovare është duke u bërë në Serbi pa ndonjë problem.

Ndërkaq, sa i përket pohimeve të përfaqësuesve të bizneseve të cilët thonë se kjo marrëveshje nuk është duke u respektuar nga Serbia, zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavilevci shprehet:

Për këtë nuk e di, kjo kompani mund të paraqitet në doganë dhe të shohim ku është problemi ose ta paraqesë rastin me shkrim, dhe ne e shikojmë ku qëndron problemi a kanë të gjithë dokumentacionin”, thekson Stavilevci.

Sidoqoftë, Stavilevci bën të ditur se që nga arritja e marrëveshjes në mes Prishtinës dhe Beogradit, për njohjen e vulave doganore të Kosovës, nuk është evidentuar ndonjë parregullsi në eksportin e produkteve kosovare në Serbi.
XS
SM
MD
LG