Ndërlidhjet

Ajatollah kërcënon me “grushta të hekurtë”


Lideri suprem i Iranit tha se çfarëdo sulmi ushtarak i Shteteve të Bahskuara apo Izraelit me qëllim shkatërrimin e objekteve bërthamore të shtetit do të ndeshet me “grushta të hekurtë”.

Televizioni shtetëror citon, Ajatollah Ali Hamnein, të ketë thënë se “çfarëdo lloj kërcënimi dhe sulmi apo madje vetëm mendimi për ndonjë aksion ushtarak do të merr përgjigjien e vendosur”.

“Ne u përgjigjemi kërcënimeve me kërcënime. Çdokush që mendon të zbatojë një akt të agresionit kundër Republikës Islamike ose Iranit duhet ta përgatis vetën për goditje dhe grushta të çeliktë nga shteti i fuqishëm i Iranit”, u shpreh ai.

Komentet e Hamneit u bënë dy ditë pas publikimit të një raporti të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërhamore, i cili thekson dyshimet për ndërtimin e armëve bërthamore nga ana e Teheranit.

Autoritetet iraniane, ndërkaq, kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat për ndërtimin e armëve të tilla.
XS
SM
MD
LG