Ndërlidhjet

Kinë: Nga gazi, vdiqën 19 minatorë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Meditat shtetërore në Kinë raportojnë se 19 minatorë kanë humbur jetën të enjten nga rrjedhja e gazit në një xeherore në provincën jugperëndimore, Junan.

Agjencia shtetërore Ksinhua, raporton se incidenti ndodhi në minierën e thëngjillit Sizhuang, afër qytetit Kujing.

24 xehetarë të tjerë janë të bllokuar nën gërmadha.

Në përpjekjet për shpëtim janë të angazhuar 30 zjarrfikës, 100 anëtarë të ekipeve të specializuara dhe 300 pjesëtarë të shërbimeve mjekësore.

Javën e kaluar në një incident në pjesën qendrore të Kinës, vdiqën tetë xehetarë.

Lexoni edhe këtë:
Vdesin 29 minatorë në Kinë
XS
SM
MD
LG