Ndërlidhjet

logo-print

Mlladiq pretendon të jetë i sëmurë


Ish-udhëheqësi i ushtrisë serbe në Bonjë, gjenerali Ratko Mlladiq, tha se është shumë i sëmurë për t’u paraqitur në seancën e radhës gjyqësore në Tribunalin e Hagës.

Tribunali publikoi një dokument, të cilin e ka mbushur Mlladiq për të shpjeguar se është tepër i sëmurë për të qenë në gjendje të marrë pjesë në seancën e së enjtës.

Mirëpo, gjykata nuk dha detaje për sëmundjen e Mlladiqit.

Në një dokument tjetër të mbushur nga një infermiere në qendrën e burgimit të tribunalit thuhet se Mlladiqit “mund t’i nevojitet një periudhë shtesë e pushimit mjekësor”.

69 vjeçari Mlladiq përballet me akuzat për gjenocid, krime të luftës kundër popullatës civile dhe planifikimin e aksioneve barbare gjatë luftës në Bosnjë.
XS
SM
MD
LG