Ndërlidhjet

Rritet frika për Italinë

  • RFE /RL

Kryeministri grek George Papndreu dhe ai i Italisë, Silvio Berluskoni

Kryeministri grek George Papndreu dhe ai i Italisë, Silvio Berluskoni

Grekët dhe romakët e lashtë krijuan civilizimin e Evropës Perëndimore.

A do ta shkatërrojnë atë tani Greqia dhe Roma - të paktën në formën e shkatërrimit të Eurozonës?

Frika e tillë ende mund të jetë e nxituar, por ajo është rritur përgjatë muajve të kaluar dhe lajmet e sotme mbi ekonominë italiane e thellojnë këtë frikë në mënyrë dramatike.

Evropianët u zgjuan për të mësuar se tregtarët financiarë që blejnë dhe shesin obligacione qeveritare po kërkojnë mbi shtatë për qind mbi disa nga obligacionet e Italisë.

Kjo, për shumë investitorë, paraqet një nivel të interesit që në aspektin psikologjik do të ishte i rëndësishëm, siç ishte Rubikoni i famshëm për Hulius Cezarin.

Kur Cezari kaloi lumin Rubikon, ishte e qartë për të gjithë se ai synonte të marshojë në Romë, ta pushtojë atë dhe të bëhet perandor.

Nuk kishte kthim prapa.

Për botën financiare, kur norma e interesit të cilën duhet ta paguajë një qeveri për të huazuar para rritet për më shumë se shtatë për qind, shteteve që marrin hua u vështirësohet kthimi i atyre mjeteve, të cilave u shtohet norma e interesit për huamarrje.

Andaj, nuk është ndonjë çudi se gazetat janë të mbushura me shqetësime për ekonominë e Italisë.

Rubikoni shtatë përqindësh është një, në të cilin kanë rënë tashme tri shtete të Eurozonës - Greqia, Irlanda dhe Portugalia duke i detyruar, që për shkak të kësaj krize, t’u drejtohen për ndihmë financiare partnerëve evropianë dhe institucioneve financiare në botë si Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ajo që i përkeqëson gjërat është se nuk bëhet fjalë vetëm për shndërrimin e Italisë në një Greqi të dytë.

Ekonomia e Italisë është ekonomia e tretë më e fuqishme në Bashkimin Evropian dhe përfaqëson 20 për qind të GDP-së evropiane.

Edhe nëse Italia u kërkon fonde ndihmëse financiare partnerëve evropianë, nuk do të thotë se ajo ka llogari ta bëjë një kërkesë të tillë.

Ekziston vetëm një dallim për ndikimin e një Italie, siç thuhet, “të sëmurë financiarisht” dhe një Greqie të tillë në Eurozonë: Athinës i nevojiten 130 miliardë euro për të mbuluar nevojat e saja të huamarrjes për tri vite. Romës do t’i duhej shumë më tepër për të mbuluar huatë e saja për vetëm gjashtë muaj.

Pyetja e parë që shtrohet është, natyrisht, sa është në rrezik Italia? Tani për tani, ekziston ende një fije shprese.

Norma shtatë përqindëshe e interesit që i ka aktivizuar kambanat e alarmit u kërkua nga investitorët komercialë që tregtojnë në të ashtuquajturin tregun sekondar, ku investitorët blejnë dhe shesin për një periudhë më të gjatë obligacione, të cilat i kanë blerë nga një shtet ndoshta vite më parë.

Në një ankand të obligacioneve të enjten, Roma megjithatë menaxhoi të shesë bankënotat me një normë të papërshtatshme, por relativisht të menaxhueshme prej gjashtë për qind.

Ekziston një tjetër fije shprese. Kambanat e alarmit po ndalen në kohën kur vet Italia është në një krizë të thellë politike dhe shumë investitorë, jo të gjithë, po humbin besimin se ekonomia italiane të mund të shërohet përmes masave të shtrënguara financiare.

Po që se Italia arrin të dalë nga kjo krizë në javët e ardhshme, do të mund të fuqizohej besimi i investitorëve.

Drejtorja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Lëgard, e mbajti të gjallë këtë shpresë. Para gazetarëve në Kinë ajo u shpreh:

Drejtorja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Lëgard

Drejtorja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Lëgard

Qartësia politike. Ajo është shumë e nevojshme në Greqi dhe është shumë e nevojshme në Itali. Natyrisht se ka disa thashetheme, akuza, shqetësime, pritje - askush nuk e kupton në të vërtetë se kush do të bëhet lider dhe se kur. Mendoj se ky konfuzion po ndihmon paqëndrueshmërinë. Andaj, nga perspektiva e FMN-së, qartësia politike ndihmon stabilitetin”.

Për Italinë, kriza ka në qendër Silvio Berluskonin. Kryeministri ka premtuar se do të japë dorëheqjen kur parlamenti t’i ketë miratuar masat e shtrënguara financiare që nevojiten për të parandaluar eksalimin e krizës së borxheve të shtetit.

Por, të mërkurën u rritën shqetësimet për qëllimet e vërteta të tij pas një varg intervistave që Berluskoni u dha mediave italiane.

Në këto intervista ai shprehu nevojën për krijimin e një qeverie të re ose mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Kur ministri i mbrojtjes së kabinetit të Beluskonit, Ignacio La Rusa, tha se data e preferuar e tij për zgjedhjet e reja është muaji shkurt, u rrit dukshëm frika se Italia do të mund të mbetet në krizën aktuale për muaj të tërë.

Megjithatë, është ende herët të dihet saktësisht se a do t’ia dorëzojë Beluskoni qeverinë një lideri të ri apo a do të jetë lideri i ri një teknokrat, i aftë për ta udhëhequr më mirë ekonominë e shtetit.

Është gjithashtu herët të flitet nëse një ndryshim i tillë do të qetësojë investitorët potencialë që i frikësohen shndërrimit të Italisë në një vend ekonomikisht të rrënuar.

E vetmja gjë e qartë është se askush nuk duhet të nënvlerësojë mundësinë e dështimit të ekonomisë italiane ose të mos kalkulojë ndikimin e saj në rast se ndodh një gjë e tillë.

Qeveria e Italisë ka huazuar aq shumë para në dekadat e fundit saqë e ka pothuaj të pamundur t’i kthejë ato mjete. Borxhi, 2.6 mijë milionë euro, është në mesin e borxheve më të mëdha që shtetet kanë në botë dhe shumë më i madh se sa borxhet që kanë pasur, deri më tani, shtetet evropiane.

Kur një shtet futet njëherë në borxh, bëhet shumë e vështirë për të dalë nga ato. Për t’i bërë pagesat mbi këtë borxh dhe për ta parandaluar vetën nga rritja e mëtejmë e tij, Roma duhet ose të rrisë taksat ose të shkurtojë shpenzimet dhe të zbatojë masa të shtrënguara financiare.

Ekonomia e shtetit nuk mund të rritet vetvetiu dhe të dalë nga borxhi sepse, sipas parashikimeve të FMN-së, ekonomia pritet të ketë një rritje prej më pak se një për qind në tri vitet e ardhshme.

Nëse Italia do të shkatërrohej nga kriza e saj e borxheve, do të mund të shkatërrohej edhe besimi në Euro. Në të njëjtën kohë, kollapsimi i Italisë do t’u shkaktonte edhe shteteve të tjera humbje të mëdha.

Mendoj se do të shmangim dështimin falë përkushtimit të italianëve të zakonshëm, të cilët janë të mirë në atë që bëjnë.
Për çdo kënd, më e mira është të shpresohet që Italia t’i tejkalojë këto probleme. Këshilltarja financiare në Romë, Simona Perini, e shpjegon këtë qasje:

Mendoj se do të shmangim dështimin falë përkushtimit të italianëve të zakonshëm, të cilët janë të mirë në atë që bëjnë. Përndryshe, ka përfunduar puna jonë. Jam e bindur dhe besoj në italianët e zakonshëm”.

Duke marshuar nëpër Romë, Hulius Cezari, pat thënë diçka të ngjashme, por me fjalë të tjera: “Alea iacta est” (Është hedhur zari).(e.p.)
XS
SM
MD
LG