Ndërlidhjet

logo-print

UNESCO pezullon disa programe


Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se ka pezulluar programet e saja shpenzuese deri në fund të këtij viti.

Drejtorja gjenerale e UNESCO-s, Irina Bokova, tha se agjencia po ballafaqohet me një mungesë fondesh prej 65 milionë dollarësh pas tërheqjes së fondeve nga Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e UNESCO-s thanë se shkurtimet kanë goditur planet dhe shpenzimet aktuale të agjencisë rreth udhëtimeve të stafit, publikimet dhe komunikimin.

Në muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndërprenë financimin e UNESCO-s për shkak se ky institucion pranoi si anëtarin më të ri Autoritetin palestinez.
XS
SM
MD
LG