Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: "Europa duhet të dalë me një plan të fortë"


Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje liderëve aziatikë dhe evropianë që të bëjnë më shumë në rimëkëmbjen e rritjes globale ekonomike dhe të parandalojnë daljen jashtë kontrollit të krizës së borxheve në eurozonë.

Sekretari i thesarit i Shteteve të Bashkuara, Tim Geitner, thotë se Europa duhet të dalë me një “plan të fortë” por që vendet aziatike janë në pozicionin më të mirë për të ndërmarrë hapa në përmirsimin e gjendjes.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka folur me homologun e tij italian, Xhorxhio Napolitano, përmes telefonit, duke shprehur besimin në lidershipin e Napolitanos për të vendosur një qeveri të përkohshme, që do të zbatojë reformat agresive dhe do të rikthejë besimin e tregut.
XS
SM
MD
LG