Ndërlidhjet

logo-print

Policia: “Nënë e bijë u vranë në Afganistan”


Policia ka bërë të ditur se një nënë së bashku me vajzën e saj janë vrarë sot në shtëpinë e tyre në Afganistan nga dy persona të armatosur që i kanë akuzuar ato për siq thuhet, “veprime të pamoralshme”.

Shefi i policisë, Zilavar Zahid, ka thënë se dy sulmuesit kanë hyrë në shtëpinë e gruas së ve dhe vajzës së saj në qytetin Ghazni, duke i qëlluar ato për vdekje.

Zahid, ka mohuar raportet e disa mediave, sipas të cilave viktimat janë gjuajtur me gurë deri në vdekje.

Të drejtat e grave kanë shënuar përparim në disa pjesë të Afganistanit, por në shumë pjesë ende ka dhunë, veçanërisht në zonat ku militantët islamistë kanë mbetur të fuqishëm, siq është qyteti Ghazni.
XS
SM
MD
LG