Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 11 nëntorin në vite...


Jaser Arafati duke përshëndetur mbështetësit e tij në Ramallah, 13 shtator 2003.
Jaser Arafati duke përshëndetur mbështetësit e tij në Ramallah, 13 shtator 2003.
2004 – Udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat, ndërron jetë në një spital të Parisit.

1918 – Gjermania, e përballur me pushtimin e aleatëve dhe me furnizim të dobët me ushqime dhe armë, nënshkruan armëpushim me aleatët, çfarë çon edhe në përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

1926 – Lëshohet “Route 66”, rruga që lidh Çikagon dhe Los Angjelosin, me një gjatësi prej 2,448 milesh.

1968 – Legjenda e muzikës, Xhon Lenon, dhe bashkëshortja e tij, Joko Ono, publikojnë albumin “2 Virgins”, në kopertinat e të cilit çifti shfaqet nudo.

1973 – Pas diskutimeve të shumta, Izraeli dhe Egjipti nënshkruajnë traktatin e paqes. Ky dokument kërkon armëpushim në zonën e Kanalit të Suezit. Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar prej Izraelit dhe arabëve në 24 vjet.

1973 – Bashkimi Sovjetik refuzon të luajë me ekipin e Kilit në Kampionatin Botëror të Futbollit, në ndeshjen që do të mbahej më 21 nëntor. Federata Ndërkombëtare e Futbollit e skualifikon ekipin sovjetik nga pjesëmarrja e mëtutjeshme në Kupën e Botës.

1975 – Shteti jugor i Afrikës, Angola, shpall pavarësinë nga pushteti kolonial i Portugalisë.

1982 – Lirohet nga burgu, Leh Valesa, disidenti anti-komunist i Polonisë. Nën udhëheqjen e ti, Solidariteti - sindikata e parë e pavarur në bllokun komunist - ndihmon rrëzimin e komunizmit në Poloni.

1992 – Kisha e Anglisë voton për lejimin e grave priftërinje.

2010 – Dino De Laurentis, producent i disa filmave të njohur italianë, i njohur me veprat e Federiko Felinit, ndërron jetë në Los Anxhelos, në moshën 91-vjeçare. Fituesi i çmimit Oskar gjithashtu ka prodhuar disa filma të famshëm në SHBA, si "Serpiko" në vitin 1973, "Tre ditët e kondorit" më 1975 dhe "King Kong" në vitin 1976. (v.t.)
XS
SM
MD
LG