Ndërlidhjet

HRW: "Krime kundër njerëzimit në Siri"


Një grup ndërkombtar për të drejtat e njeriut sot ka akuzuar forcat e qeverisë së Sirisë për “krime kundër njerëzimit” të kryera kundër civilëve në qytetin e Homsit.

Në raportin prej 63 faqesh që u lëshua sot, Human Rights Watch me seli në New York, thotë se forcat e sigurisë kanë vrarë së paku 587 civilë në Homs, nga mesi i prillit deri në fund të gushtit, që njëkohsisht shënon numrin më të lartë nga të gjitha provincat.

Raporti, që vjen përpara takimit të jashtëzakonshëm të Lidhjes Arabe rreth krizës në Siri, që pritet të mbahet të shtunën, i bënë thirrje lidhjes të suspendojë antarësimin e Sirisë.

Human Rights Watch, i bëri thirrje gjithashtu lidhjes që të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit vendosjen e një embargo armësh dhe sanksione ndaj antarëve të regjimit të presidentit Bashar al-Asad, dhe të referojë Sirinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 3,500 njerëz janë vrarë në Siri që nga mesi i muajit mars.
XS
SM
MD
LG