Ndërlidhjet

logo-print

Kina e vlerëson thirrjen e Klintonit si interferencë


Pekini ka akuzuar sot Hillari Klintonin për ndërhyrje në punët e tij të brendshme, pasi sekretarja amerikane e shtetit ka shprehur shqetësim lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë.

Klinton kritikoi të enjten trajtimin e Pekinit ndaj tibetianëve dhe shprehu shqetësimin për aktivistin e të drejtave të njeriut, Guangqeng Qen, i cili është në arrest shtëpiak.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Hong Lei, tha se Pekini refuzon "ndërhyrjet e jashtme në punët e brendshme të Kinës dhe çështjet e sovranitetit gjyqësor".

Klinton, ka thënë në një samit në Honolulu, se Shtetet e Bashkuara mirëpritën një "Kinë të lulëzuar", por duan të sigurohen se ky rajon po zhvillon standardet e lirive themelore.
XS
SM
MD
LG