Ndërlidhjet

Dënohet me burg të përjetshëm ushtari amerikan


Një ushtar amerikan i akuzuar për inkurajimin e trupave të tij për të vrarë tre civilë afganë është dënuar për vrasje, konspiracion dhe akuza të tjera, në një nga rastet më të tmerrshme që përfshijnë trupat amerikane në luftën në Afganistan.

Rreshteri, Kalvin Gibs, do të përballet me burgim të përjetshëm, pasi u dënua të enjten në Shtetet e Bashkuara. .

Ai paraqet rangun më të lartë të pesë ushtarëve të akuzuar në vdekjen e njerëzve të paarmatosur afganë gjatë patrullimeve në provincën Kandahar, në fillim të vitit 2010.
XS
SM
MD
LG