Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev dëshiron të eksplorojë Arktikun


Presidenti rus, Dimitri Medvedev, ka thënë sot se Rusia duhet të ngrisë investimet në Arktik për të ndihmuar mbrojtjen e interesave të saj në rajon.

Medvedev tha se Rusia po përballet me konkurrencë të fortë nga kombet e tjera në rajon, të cilët janë gjithashtu të etur për të shfrytëzuar pasuritë e tij minerale.

Rusia, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Danimarka dhe Norvegjia kanë qenë të gjitha konkurruese të marrin juridiksion mbi disa pjesë të rajonit të Arktikut, që besohet të mbajnë deri në 25 për qind të naftës dhe gazit të pazbuluar në Tokë.

Rusia, Kanadaja dhe Danimarka kanë thënë të gjitha se do të parashtrojnë kërkesë te Kombet e Bashkuara që një varg malor nënujor i quajtur Lomonosov Ridge, është një zgjatje e territoreve të tyre respektive.
XS
SM
MD
LG