Ndërlidhjet

EULEX-i dënon sulmin në veri


EULEX-i përmes një komunikate për media ka dënuar “fuqishëm” incidentin me të shtëna, i cili ndodhi në lagjen Kroi i Vitakut në pjesën veriore të Mitrovicës.

Në këtë komunikatë thuhet se që nga ajo ditë EULEX-i është i përfshirë drejtpërsëdrejti dhe në mënyrë aktive në bashkërendimin e zhvillimit të shpejtë të hetimeve në teren.

Mbledhja e dëshmive do të vazhdojë edhe sot, kurse në këtë rast është duke punuar një ekip i prokurorëve vendorë dhe ndërkombëtar.

Në këto rrethana tejet të ndjeshme, EULEX-i i bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga çdo lloj reagimi të dhunshëm, si në veprime ashtu edhe në fjalë. Rendi dhe ligji duhet të mbisundojnë tensionet, thuhet në këtë komunikatë.
XS
SM
MD
LG